Versioni 1.0

Politika e anulimit dhe rimbursimit

Versioni 1.0. Hyn në fuqi më 26.10.2026.

Kjo faqe riprodhon nenet 11 dhe 12 të kontratës (Kushtet e përdorimit dhe blerjes), versioni 1.0.

Anulimi, rimbursimi dhe ankesat

Neni 11. Anulimi dhe rimbursimi

1. Para pagesës: mund ta tërhiqni kërkesën pa asnjë tarifë.

2. Pas fillimit të aksesit digjital: kur keni dhënë pëlqimin P5 për fillimin e menjëhershëm dhe keni pranuar humbjen e së drejtës së tërheqjes, nuk ofrohet rimbursim për ndryshim mendjeje ose mospërdorim. Pagesa, hyrja në llogari ose pranimi i përgjithshëm i kushteve nuk e zëvendësojnë këtë pëlqim. Pa pëlqim të vlefshëm, e drejta e tërheqjes mbetet ajo që parashikon ligji.

3. Pagesa të dyfishta ose të gabuara: shuma e tepërt rimbursohet pas verifikimit.

4. Shërbim i papërmbushur ose me mangësi: mund të kërkoni korrigjim, ulje çmimi ose rimbursim, sipas të drejtave ligjore.

5. Ndërprerje për arsye sigurie: nëse Dr. Romina rekomandon ndërprerjen, rimbursimi për pjesën e papërdorur vlerësohet sipas rastit dhe ju komunikohet me arsyetim.

Rimbursimi bëhet në të njëjtin mjet pagese, pa komision. Pas rimbursimit të plotë, aksesi në paketë mbyllet. Kërkesa dërgohet me email ose në adresën e Nenit 1; mjafton një deklaratë e qartë, p.sh.:

Për: Romina Selenica, mimabydrromina@gmail.com. Ju njoftoj se dëshiroj të anuloj blerjen dhe të kërkoj rimbursimin për [PROGRAMI], blerë më [DATA]. Emri: [EMRI]. Emaili i llogarisë: [EMAILI]. Referenca e porosisë: [REFERENCA]. Data: [DATA].

Mos dërgoni kurrë numërin e plotë të kartës, CVV, PIN ose fjalëkalime.

Neni 12. Ankesat dhe ligji i zbatueshëm

Ankesat dërgohen në mimabydrromina@gmail.com dhe marrin përgjigje brenda 3 ditëve të punës. Ruani të drejtën t'u drejtoheni autoriteteve për mbrojtjen e konsumatorit, ose gjykatës kompetente. Zbatohet ligji shqiptar, pa përjashtuar të drejtat e detyrueshme që ju takojnë si konsumatore.

Kushtet e blerjes→Politika e privatësisë→